Share.

    16 Kommentare

    1. Me pelqen qe do heqin keta monstrat e shezllonave. Per pjesen tjeter kur ta lexojme.

    2. Ghost_Protocol147 on

      Ufff, kane bere ndonje permbledhje me pika kryesore se ky program eshte sikur lexon ato librat e kohes se Bashkimit sovietik qe perdoren akoma neper universitete shum shum fjale.

      Gjithsesi nga nje shikim i pare, nuk eshte program i keq, thjesht shume i tejzgjatur per nje parti te re qe dihet qe nuk e ve dot ne pune si program pasi nuk formon dot qeveri.

    3. Pretend-Farmer1912 on

      Ne pergjithesi mire mu duk. Do i kisha keshilluar qe ca gjera qe prekin me drejt perdrejt shumicen si taksimi te ishte me ne fillim per lehtesi. Bravo qe kishin bere nje tabele dhe rezultatin e skemes se re ne krahasim me te vjetren se nuk do rrine njerezit duke i llogarit. Mund te ishin kursyer pak me rritjen e tatimit te fitimit per te punesuarit deri ne 35% pasi fundja po behen me pune dhe nuk kishte pse barazohej me Tatim+Divident tek bizneset e medhaja(njekohesisht kjo do nxiste qe biznesmenet qe figurojne dhe si te punsuar ne kompanite e tyre mos te figurojne me rroge minimale por te mundohen te marrim me teper si rroge se divident duke kontribuar me teper dhe ne ISSh). Nuk pashe te permendej tatimi mbi fitimin per te vetepunesuarit dhe profesionet e lira.

      EDIT: „8. Taksa e pronës Taksa e pronës, për apartamentet e treta e me radhë, do të përdoret si instrument rregullator për të siguruar të drejtën e banesës.“ Bravo qe e kane menduar dhe kte pjese qe taksimi te filloje nga e treta qe mos te demtoje qirate

    4. Pretend-Farmer1912 on

      Keshille tjeter qe do u kisha dhene do ishte te vendosinin me link referencat e informacioneve dhena kur jane marre nga burime te tjera. Kjo do shmangte ato debatet tip kungulleshkash se ne versionin onlline mjafton ta klikosh dhe te dergon direkt tek burimi.

    5. BeyonCool69 on

      Idealist, jo realist. Sipas atij plani, do behet gjithcka, por se me cfare do behet, nje Zot e di. Per te mos thene qe disa gjera jane teresisht te panevojshme.

    6. Efficient_Donkey5228 on

      Me sa lexova eshte me mire se programi i „Shqiperia Behet“. Tpakten kto partite e reja bejn nje program perpara zgjedhjeve.

      Ndalova pak me gjate tek pjesa e digjitalizimit meqe jam pak i fushes. Kthimi i administrates nga Windows ne „Linux“ ,nga Office ne LibreOffice dhe cdo gje open source eshte pak utopike sepse sherbimet enterprise paguhen kudo.

    7. Edhe pse eshte pak me realist se programi i shqiperia behet edhe ky esht prape highly optimistic. Eshte sikur ti pyesesh si do te donit te ishte shqiperia jo cfare mund te bejme ne keto kushte qe jemi. Se ku do gjenden fondet per te implemetuar kto politika vetem kta e dine .

    8. Efficient_Finance935 on

      Si zakonisht, te cdo program i partive shqiptare, theksi vihet gjithmone te ÇKA, por asnjehere te SI.
      Mua më duket më tepër si *compte-rendu* që tregon se në çfarë gjendje është Shqipëria : pak gjeografi, pak histori, pak problematika aktuale… por nuk pashë propozim-zgjidhje.

      # TL;DR:

      *Për të arritur këto qëllime, në radhë të parë propozojmë forcimin e rolit dhe të kontrollit të shtetit në menaxhimin e pasurive natyrore të nëntokës shqiptare përmes rinegocimit të kontratave me kompanitë private dhe ngritjes së kompanive publike që do të rrisin konkurrueshmërinë në treg.*

      **Si?**
      Si do të siguroheni që forcimi i kontrollit shtetëror mbi pasuritë natyrore të nëntokës nuk do të çojë në rritjen e burokracisë, korrupsionit dhe humbjes së efikasitetit ekonomik, siç ka ndodhur në shumë vende me ekonomi të centralizuara? Dhe si do të garantoni që kompanitë publike të mos kthehen në mekanizma klienteliste të qeverisë?

      # Tjetra:

      **Pse nuk e citoni ideatorin e programit politik që është Lëvizja Vetëvendosje?**

      **c.f:**

      >

      # TL;DR:

      **Si?**
      Duke pasur parasysh historinë problematike të menaxhimit të fondeve publike në Shqipëri, si do të siguroheni që Fondi Sovran dhe Banka Zhvillimore nuk do të shndërrohen në mekanizma të kapjes së shtetit, duke favorizuar interesa të ngushta politike apo oligarkike, por do të funksionojnë me transparencë dhe efikasitet të vërtetë ekonomik?

      Nga ku do i merrni këta njerëz që pikuakan nga qielli? Nga Danimarka? Norvegjia? Shqiptarë do jenë të gjithë menaxhuesit.

      # Për ta përmbledhur:

      Këta ta shajnë inteligjencën nga mami sepse mendojnë se këto programe nuk i lexon askush, mbi pseudoekspertizën e redaktuesve.

    9. No_Surround_4630 on

      Arrita te lexoj disa pjese qe i konsideroj me rendesi dhe mendoj se eshte pune e mire.

      I vetmi problem qendron ne faktin se sa do te kete hapesira LB per t’i percjelle keto ide te qytetaret, duke pasur parasysh minutazhin e ulet ne media. Veshtire se te gjithe do te kene mjaftueshem nerva per te lexuar aq shume faqe, sidomos ne ato fusha te programit ku nuk kane aq njohuri te thelluara.

    10. mossss… na dhjeve profesor. tani do na dalin lot gezimi duke lexuar realitetin e shumëpritur te se nesermes se Shqiperise.

      I hodha nje sy dhe une si vdekatar dhe jo anetar katedre. me ç’pashe ketu ka „do boj une, cke ti se e di une“.
      Mundem me thene qe ne shekullin e XXI, sic edhe ju profe jam i sigurt qe e dini, rendesi nuk ka me PSE-ja, por SI-ja. Ketu veçse, SI nuk gjen.

      Ma kap cik tashi, ta bo vllai ty direkt i program tfuqishem.

      „Do boni pare. Do ju dhjej ne leke. Do kete mbledhje mujore para kryeministrise, ku leket do i shtij me top ne ajer. Kush kap i ka tvetat. Direkt kom me e ndalu vjedhjen qe bo lideri intergalaktik dhe tgjitha paret e kullave, inceneratoreve, naftes, kromit, tigrave e tigreshave, do ua jap sherbime, mjekesi dhe arsim legjendar. Se mos harroj, do boj sindikata per te tere. Je npune ti dhe gruja? Boje i sindikate.
      Pa merak! Gajle mos kij!!! Se e di une si bohen kto pune. Me votoni!“

      Ps: se mos me merzitesh mer amon, se sic mundesh me e vene re, nuk e kam seriozisht…s’me ka lene akoma mendja te lexoj 170 faqe t’kota me konstatime e premtime boshe.

      Presim downvotet si perhere, jeni te lutur ju te partise. ju kam shume xhan. puc

    Leave A Reply