Share.

    6 Kommentare

    1. TheExplosionGuys on

      Përshëndetje!

      Për kontekst, e kam blerë këtë laptop pothuajse një muaj më parë, të ri komplet. Në ditët e fundit, ai ka filluar të mos ndizet çdo mëngjes kur vij t’punoj, edhe pse zakonisht është i mbushur me bateri.

      Herë ndizet, herë jo.

      Çfarë mund të jetë problemi? A është i defektuar? A duhet të resetoj diçka?

      Kam provuar tashmë të përditësoj BIOS-in, të shkëput të gjitha pajisjet, të provoj me dhe pa karikuesin, dhe të sigurohem që të gjitha drejtuesit (drivers) janë të përditësuar. Megjithatë, problemi vazhdon.

    2. Party-Competition-1 on

      Shko ku e ke ble dhe kerko me ta rregullu ose nderru. Per kete eshte garancioni.

    3. yoo420blazeit on

      Mbaje power button shtypun rreth 30 sekonda pa bateri.

      Provo a shfaqet problem i njejt vec me adapter (direkt n’rryme), heqja baterine.

      Nese o hardware problem (ndoshta power butoni, ose dicka tjeter), t’kshilloj mos me prek ma shume. Provo me kthy e me marr tjeter, nese o nen garancion.

    4. Mr_Nobody12233 on

      Te njejtin llaptop kam, e kam ble te gjirafa. Kur shtyp butonin kallen 2 drita te bardha nalt permi tastatur(qajo nuk po e sho qe po ndodh me llaptopin tond), tjetra esht qe kur e shtin n’rrym kallet veq 1 drit e kuqe nalt. Kqyre a e ki mir lidhsen e adapterit me kabllen se mpat ndodh niher i hupke fuqia llaptopit se su at konektu mir me adapterin, d.m.th pa rrym ska performant tmir. Spo di qka ma shum, nese e ke ble te gjirafa qojau ja bojn zgjidhjen ta japin naj tjeter.

    5. Kam gadi te njajtin laptop. Nuk ndezet asnje led poshte ekranit. Kjo dmth qe bateria asht 0 ose karikusi nuk karikon. Kontrollo fishen.

    Leave A Reply