Share.

    8 Kommentare

    1. duckling-peanut on

      A është vërtet shumë i përhapur mendimi qe per Skënderbeun qellimi ishte luftë fetare?

      Nga ana tjetër, edhe 100% motive kombëtare/nacionalistike, nuk mendoj te kete pasur.

    2. Kete tekst eshte nga Historiani Oliver Schmitt, qe thot nje gje te ngjashem:

      https://preview.redd.it/nbql3ubmtbvf1.jpeg?width=810&format=pjpg&auto=webp&s=705bc6ef9e61da779c606fdbee399fc4159cb208

      >“Motivated initally neither by religion nor by politics. It was Castriota defending his sense of dignity that had been infringed upon, his honour in line with the values of Albanian customary law. He acted in Accordance with tradition and expectation of his society.“

      Motivimi kryesore te luftes te Skenderbeun ka qene mbi bazen e vlerave te kultures te shoqerise Shqiptare sipas Schmitt.

    3. Se kuptoj pse lodhesh kaq shume me nxjerr ne pah figuren e nje njeriu qe eshte jo vetem ne cdo shesh te mundshem te europes, por edhe nje figurat me te padiskutuara (per nga vlerat) ne vend.

      Une mund ta marr me mend qe ti mund tjesh pak emigrant dhe tkane bere dem kto sjelljet barbare te robve pa dy pare mend e me rrjete sociale te shteteve perendimore ndaj figurave tyre historike, por nuk eshte ky rasti me ne.

      Pertej paditurise se njerezve ne teresi ktu, per figurat e tyre historike, skenderbeu nuk eshte noj rob kot, por ne maje te piramides.

      Europa patjeter qe do ta shihte si figure kristiane, se ne fund te dites ashtu ishte e ndare bota.

    4. Kryengritja e Skenderbeut ne thelb nuk ka qene as lufte fetare e as mbarekombetare. Ishte lufte personale dhe rajonale – me elemente fetare dhe kombetare. Cdo rebel, cdo ushtar kishte arsyet e veta.. Skenderbeu pershembull nuk u mbeshtet nga banoret e Beratit, Vlores ose Gjirokastres sic e thekson edhe vet Schmitt-i. Skenderbeu madje edhe u kundershtua nga disa arber/shkodrane katolike. Nga ana tjeter, kryengritja kishte edhe disa mbeshtetes sllave dhe greke. Ndersa ne trupat osmane kishte krishtere (ortodokse) te pakonvertuar nga te gjitha etnive qe luftonin kunder Skenderbeut. Eshte me sa e normale. Sepse njerezit ne pergjithesi veprojne sipas interesit dhe perfitimit personal.

      Disa mendojne se keto fakte historike e „ulin“ figuren e tij. Dhe ketu e kane gabim. Nuk e ulin. Ne fund te dites nuk ka shume rendesi se „per cfare luftoj“. Nuk mund te kthehesh pas ne kohe dhe te projektosh koncepte moderne ne te. Vet fakti qe Skenderbeu eshte nga Shqiperia, eshte rritur dhe kthyer ketu, luftoi se bashku me vendasit dhe keshilltaret e tij me te ngushte (Dhimiter Frangu, Pal Engjelli etj ) ishin shqiptare (ose arber per te qene me i sakte)- ate e kthen ne figure kombetare.

    5. North-Tea5374 on

      Gjergji kryengrihet më 1443 jo shum pak pasi ishte përplas me forcat kryqëtare të Hunjadit në Beograd.Siç e dimë 1442-43 kemi ngritjen e kryqëzatës së Vladisllavit që u shpartallua në Varnë më 1444.Ideja është se Gjergji duke qenë se ka qenë i pari në vijë të frontit e ka parë me sy forcën e kryqëzatës,shto këtu dhe të vërtetën që asokohe sulltan Mehmeti ishte 12 vjeç,nga pikëvështrimi i Gjergjit ky ishte fundi i Osmanëve në Ballkan dhe ishte e natyrshme të shkëputesh,sidomos në nji mjedis që do bëhej i krishterë një Subash Kruje e Sanxhakbej Dibre zor se do gjente vend.Ky hamendësim më bën shumë sens,por është e koklavitur dhe gëshetuar me natyrën e tij Shqiptare kundra sunduesit.

    6. java_unscript on

      Brozzer this is some random right-wing author trying to politicise Skanderbeg.. man was working for the Ottomans and making $20k a month in today’s money.

      Man was even thinking of dropping a course to fellow Albos “how I moved to Turkey and make 20k a month“ but the Ottomans wouldn’t let him take his father’s lands which pissed him off. So that was a big reason he switched, and also because he saw it was possible to defeat the Ottomans with strong allies such as the hungarians at the battle of Nish.

      All this is rehashing the same info brozzer.. if you want to learn knew things about Skanderbeg that we didn’t already know, you will need to break into the Vatican archives.

      Since you post on this subject frequently I want YOU u/AllMightAb to take some deep breaths, put your gloves on and go do it. Take one for the team brozzer..

    7. Në të njëjtën kohë grekët i shkruanin me përulje e lëvdata sulltanit të madhërishëm dhe Shqipëtarët i quanin Ilirë. Sa ironik kalimi i kohës dhe ndikimi i priftërinjve.

    Leave A Reply