Share.

    6 Kommentare

    1. “ Në një vend ku zjarret kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë tokë në dekadën e fundit, premtimet politike për përforcimin e flotës ajrore me avionë zjarrfikës nuk janë çështje retorike, por çështje jetike. Megjithatë **premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të vitit 2025, se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm për sezonin veror**, rezulton i pambajtur

      >“*Flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet, dy avionë zjarrfikës në gatishmëri për ne pa pritur që të vijnë nga një vend apo nga një vend tjetër” , tha kryeministri gjatë fushatës elektorale në 29 Mars 2025.*“

      Vera erdhi, zjarret nisën, por Shqipëria ende nuk ka asnjë avion zjarrfikës.

      Një kërkesë për informacion që Faktoje i drejtoi Ministrisë së Mbrojtjes konfirmon zyrtarisht se, ndryshe nga sa u premtua, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk disponojnë asnjë avion zjarrfikës. Në përgjigjen e kthyer zyrtarisht, ministria njofton thjesht:*

      >*“Ju informojmë se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) aktualisht nuk disponojnë avionë zjarrfikës.”*

      E në fakt për zjarret aktive në vend avionët zjarrfikës erdhën nga vendet e Bashkimit Europian në kuadër të programit EU Solidarity. “

      >Burimi: https://faktoje.al/shqiperia-nuk-ka-asnje-avion-zjarrfikes-ndonese-u-premtuan-te-pakten-dy/

    2. Inner-Value3113 on

      Kemi ato dy varkat indiane te ankoruara ne Vlore per te prodhuar energji elektrike. Nuk i kemi vene ne pune, ama paguajme nje qera ditore te majme per kokerr te qejfit.

    3. Duhet te reformohet komplet sistemi emergjencave e te behet me pagese zjarrefikseve e ambulancave sic e ka gjith bota.
      Ktu tek ne jemi 2.5 milion Shqiptar e duhet te paguajme per 8-9 milion turiste ne vit. Pershembull vijne turist aventurier qe mbesin neper male e duhet ti marre shteti me helikopter e mjaftohen me nje ‘faliminderit’. Siguracioni tyre duhet te paguajn per sherbimin e marrur e jo ta paguajn taksapaguesit shqiptar ne kurriz.

    Leave A Reply