
Um Missverständnisse zu vermeiden, habe ich mehrere Jahre in Shkodra gelebt. Ich verstehe jedes Wort, das er sagt. Es scheint einfach so, als gäbe es keinerlei Kohärenz. Wie albern es mir vorkommt. Die Sätze haben nichts miteinander zu tun. Kann mich bitte jemand aufklären?
https://i.redd.it/2o85vmonmo9e1.jpeg
Von iamnotamammoth
6 Kommentare
lexo tekstin, shum e thjeshte. flet per miresine dhe lirine e njeriut , per nje bote te paster pa intriga, pa paragjykime
Nuk eshte kenge me domethenie konkrete. Shife me shum si nje shprehje te artit muzikor. Un kshu e shof
Kjo kenge flet per boten ku jetojme, sesi njerezit ne pushtet tentojne ti shtypin njerezit me vlera dhe unik. “Pas shiut, ylber të duket bota”-Flet sesi njerezit e thjeshte jane mesuar te pranojne te keqen me te vogel pasi nuk ekziston me e mira. “Edhe sot na thane
Që s’prishet koha.”- Flet sesi pushtetaret premtojne dhe genjejne “Kurrë s’mu tha goja.
Imagjino një minutë
Pa ushtarë,
Pa jetimë.
Asnjë shishe në oqean.
Naftës I vjen era jargavan.
Lirinë e fjalës
T’a mëson shkolla”- Kjo flet sesi bota po shkon gjithnje e me keq dhe se si njerezit ne pushtet na kane bere ti pranojme shume gjera qe jane kunder nesh. Naftes i vjen era jargavan eshte metafore sesi propaganda ndikon ne aftesine e mendimit kritik te njeriut.
“Krijo në mua një zemër t’pastër.
Në natën time,të dërgoj dritën.
Aman miserere.
Aman miserere.”- Kjo pjese flet per thirrjen e nje njeriu me vlera, i cili kerkon te dergoje pozitivitet edhe pse e ndjen shtypjen. Aman eshte pasthirrme lutese kurse miserere do te thote meshire ne latinisht- Aman misere= Te lutem meshire
“Njerëzit e mirë.
Njerëzit pa emër.
Kërcejnë valle në shpirt.”- Njerezit pa emer simbolizojne njerezit qe luftojne per ndryshim dhe se si qeverite tentojne ti fshijne dhe ti zhdukin qe ata te mos e perhapin mosbindjen ndaj kesaj shtypjeje.
“Njerëzit pa emën e njerëzit e dlirtë,
Njerëzit të këputur e bijnë
Si 7 thika që t’ngulen n’shpirt.”- Kjo tregon se si edhe njerezit qe luftohen nga sistemi por edhe ata te lire, vuajne nga nje sistem qe eshte kunder interesave te tyre.
Këtu flen deti, rana e hana.
E yjet s’i shohim se yjet na I shkel kamba.
Kur ecim n’jerm.”- Kjo pjese flet per bukurite e vendit tone dhe sesi shqiptaret jane detyruar drejt emigrimit. Vargu i dyte shpreh sesi populli i thjeshte shpesh ndikon ne shtypjen e njerezve me vlera edhe pa dijenine e vet dhe pastaj prape ankohen se si njerezit me vlera po rrallohen
“Jena t’untë për flakë e dritë,
E t’kërkojmë…
N’kyt Terr që s’pranë tuej Shndritë”- Kjo flet se si njeriu me vlera kerkon te sjelle drejtesi dhe miresi edhe ne ato vende ku duket e pamundur.
Si permbledhje, kjo kenge flet per shume problematika te Shqiperise nder vite, qysh nga shtypja e regjimit komunist, sesi propaganda komuniste i vuri popullin e thjeshte kunder njerezve qe donin ti clironin nga shtypja komuniste; pastaj trajton sesi qeverite “demokratike” vendosin vetem interesat e pushtetareve si prioritet dhe e mban pushtetin duke i percare njerezit sic po ndodh me percarjet kosovare-shqiptare; veriu me jugun; krishtere me myslimane etj. Kjo eshte nje kryeveper si kenge.
Nuk ka. Eshte thjesht nje perpjekje e trishte per te krijuar nje tekst te thelle, ku dukshem kane deshtuar. Po jap edhe ca shembuj mbi mungesen e koherences se vargjeve te kenges ne menyre qe te kuptoj qe ata qe me bejne downvotes kane probleme me te kuptuarin. Per ata qe mendojne se nuk kane probleme me te kuptuarit, dhe qe mendojne se jam une gabim, jane te lutur t’i shprehin mendimet e tyre ne komente, thjesht te lutem te arsyetuera qe edhe une te *shndritem* pak sepse kenga nuk e beri.
Ne siperfaqe teksti duket ne rregull. Rima eshte shkel e shko, pra nuk ka nje rime qe vazhdon pergjate kenges, por ndryshon nga asonanca ne rime te puthur. Per tu futur ne kuptim dhe koherence, kenges i mungojne te dyja keto. Fillon me ngjyrime te shpreses me vargun e dyte „pas shiut, ylber te duket bota“, pastaj me humbet me „nuk perreth asnje(asgje thuhet ne Genius) ambulance“. Si lidhet ky varg me te dytin? Ne kuptimin qe nuk ka asnje ambulance rrotull sepse jane zene te gjitha apo se nuk ka nevoje per te?
*Imagjino një minutë
Pa ushtarë, pa jetimë
Asnjë shishe në oqean
Naftës I vjen era jargavan
Lirinë e fjalës
T’a mëson shkolla*
Mbase jam une idiot, por cfare ka dashur te thote autori me kete? Ok, imagjinojme nje bote pa ushtare dhe pa jetime. Shishet ne oqeane simbolizojne letrat qe i conin ushtarve te dashurve te tyre. Nafta na vinka ere te mire. Lirine e fjales ta meson shkolla? Kjo si hyn ketu? Ne kuptimin qe na e meson shkolla lirine e fjales dhe jo lufta?(pra nuk ka ushtare, rrjedhimisht nuk ka lufte).
Me strofen e pare nga DY qe jane gjithsej duke mos llogaritur refrenin, lihet te kuptohet(me shume pershtatje nga ana e degjuesit)lexuesit) qe kenga flet per nje bote pas shiut(stuhie/lufte/fatkeqesi) qe i ka hapur rruge shpreses dhe paqes(ylber/ngjyra/shprese; pa ushtar/nuk ka lufte/paqe).
*Në zemrën time
Në zemër teme
Ky minutë do të vazhdojë
Njerëzit e mirë
Njerëzit pa emër
Kërcejnë valle në shpirt
Jarna ne ti toka ime
Ku kam lindë s′do të harroj
Jarna ne ti toka ime
Vazhdo më shndrit
Shndrit, shndrit, shndrit*
Realisht ketu jam i humbur, nuk di si ta lidh me pjesen siper.
*Zjerm
Bjer mbi vallet tona tribale
Që ushtrojnë sa orteku kur bjen n′male
Zjerm
Njerëzit pa emën e njerëzit e dlirtë
Njerëzit të këputur e bijnë
Si 7 thika që t’ngulen n′shpirt
Zjerm
Këtu flen deti, rana e hana
E yjet s’i shohim se yjet na I shkel kamba
Kur ecim n′jerm
Zjerm
Jena t’untë për flakë e dritë
E t′kërkojmë
N’kyt Terr që s’pranë tuej Shndritë*
Perseri, si lidhet kjo me strofen e pare?
Pjesa me koherente e kenges eshte:
(Shndrit, shndrit, shndrit, shndrit)
(Shndrit, shndrit, shndrit, shndrit)
(Shndrit, shndrit, shndrit, shndrit)
(Shndrit, shndrit, shndrit, shndrit)
(Shndrit, shndrit, shndrit, shndrit)
(Shndrit, shndrit, shndrit, shndrit)
(Shndrit, shndrit, shndrit, shndrit)
(Shndrit, shndrit, shndrit, shndrit)
Njëherë e dëgjova dhe mjafton, por edhe pa e kuptar do thoja se është si parashikimi i horoskopit. ka kuptim gjithëpërfshirës, thotë shumë, por nga ana tjetër nuk thotë asgjë… 😀
No one knows what it means but its provocative! It gets people going!