Ich habe mir die Karte der Gemeinden im Kosovo angeschaut und hatte den Eindruck, dass ich einige Namen noch nie gehört habe, zum Beispiel ist es normal, dass wir Prizeren oder Peja usw. kennen, aber Namen wie Albanik und Kastriot hatte ich noch nicht gehört. Diese beiden Namen sind auch interessant, der Name Drenas und Skenderaj, der etwas bekannter ist als die anderen. Was ist die Geschichte jedes dieser Namen, wenn mir jemand erklären kann? Hat Drenasi irgendeine Verbindung zu Drenice, da sie mehr oder weniger in derselben Provinz liegen, verstehen Sie mich nicht falsch? Sind die Namen Kastriot und Skenderaj mit dem Namen Skenderbeu oder etwas anderem verwandt und haben sie einen historischen Zusammenhang oder wurde beschlossen, frühere slawische Toponyme zu albanisieren? Danke

https://i.redd.it/yum3zk42r74g1.png

Von Amazing-Notice1478

6 Kommentare

  1. Komunat artificiale duhet të shkrihen prapa në komunat e mëparshme. 

    Shumë komuna janë kriju në baza raciste dhe etnike. Kjo vepër është ilegale sipas kushtetutës së Kosovës.

  2. Redaktor i rregullt i Wikipedisë këtu: hala jemi n’diskutime rreth përdorimit të emrave të komunave tamam shqip shqip—p.sh. Albaniku për Leposaviqin, Artana për Novobërdën. Theranda për Suharekën, etj.—pasi janë krejt emrat „vendas“ dhe të „dekolonizuar“ të këtyre komunave.

    Wikipedia e ka për detyrë me e përcjellë konsensusin, dmth. me e përdor variantin e emrit që është ma zyrtar ose ma i përdorur prej burimeve të besueshme që mundemi me i gjetë. këto variante nuk janë krejt të popullarizuara, evidente prej komenteve dhe hartave që përdorin ose s’përdorin këta emra, pra nuk e përcjellin rregullin e Wikipedisë rreth shquarësisë së emrave. **Mirëpo**—edhe kjo është shumë me rëndësi—prapë janë tentativa me e marrë n’dorë kontrollin e identitetit tonë shtetëror e kombëtar, që Serbia ka provu me na fshi gjatë spastrimit t‘ vet etnik.

    Për me marrë vesh për temën, ka [ma shumë informata këtu.](https://usalbanianmediagroup.com/toponimet-e-hershme-te-kosoves-trashegimia-dhe-vazhdimesia-historike-ne-emervende/)

  3. hera e pare qe jam tu pa dikush qe pe thirr Dragashin, Sharr. a eshte zyrtare kjo?

    po ashtu, ku eshte Albaniku dhe Kastrioti?

  4. >Drenas po edhe Skenderaj  (…) cili eshte historiku i secilit nga keto emra nese dikush mund te ma shpjegoje?

    Si qytetet jane formuar vone dhe per fat te keq mungon historiku i sakte e i detajuar per te dyja vendbanimet. Te dyja i takojne krahines se Drenices,e cila ka prejardhjen nga fjala „Dren – dreri“.

    Drenasi: I njohur zyrtarisht si Gllogoci (fjalë sllave që do të thot „murriz“), pas luftes propozon ndryshimin e emrit ne Drenas nga historiani [Muhamet Pirraku](https://infodrenasi.blogspot.com/2008/11/emrtimi-drenas-dshir-e-vullnet-jo.html). Per fat te keq nuk gjeta dicka per kuptimin e ketij emri, por besoj qe rrjedhe nga Drenica.

    Skënderaj: Qytet i formuar vone, kolonistet serb e quajne Serbica, pas pushtimit Italian ne te 40′ vendoset emri Skënderaj (Skënder-beu por me prapashtesen shqipe ‚aj‘ ne vend te beu) per nder te heroit kombetar. Nuk arrita te gjeje nje emer te mehershem te vendbanimit para asaj Serbice.

    >Po Drenasi a ka ndonje lloj lidhje me Drenicen meqe jane pak a shume ne te njejten krahine mos gaboj?

    E spjeguar me larte, Drenasi eshte vendbanim ne krahinen e Drenices.

    >Emrat Kastriot e Skenderaj a kane lidhje me emrin e Skenderbeut (…) apo jane vendosur sa per te shqipezuar ish-toponimet sllave?

    Po, njejte si Skenderaji edhe Obiliqi eshte emertu ne ndere te heroit kombetar. Shkeputur nga wikipedia: „Një emër alternativ i qytezës (i përdorur nga nacionalistët shqiptarë) u krijua nga Instituti Albanologjik, pas heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.“
    Emri zytrat eshte Obiliq, i vendosur nga serbet per ndere te Millosh Obiliq, i cili ka vra Sulltanin ne Betejen e Kosoves.

    Ne parim, jam pro shqiptarizimit te emrave te vendbanimeve ne Kosove por vetem atehere kur ato kane kuptim. Obiliqi, permendet edhe ne kenget shqipe si Millosh Kopiliqi; ne vend qe te perdoret ky version me i’a lane emrin Kastriot pa pas pike lidhje ky vend me Skenderbeun… mua me duket teper palidhje.

    Kjo fotoja me emertimet e komunave duket qe eshte marr nga nje artikull i Wikipedias ne shqip, te cilet jane vendos nga redaktore; por te cilat nuk jane as zyrtare e as nuk i perdorim ne jete te perditshme (as nga vete vendasit shqiptare ne ato komuna).

Leave A Reply